RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Franca ndërton spital fushor në Turqi

franca-nderton-spital-fushor-ne-turqi

Franca ndërtoi spital fushor në Adiyaman të Turqisë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, raporton Anadolu.

Një spital fushor i nivelit 2 (EMT2) të Ekipit të Mjekësisë Urgjente me kapacitet të lartë u ndërtua në Adiyaman nga Franca, pas tërmetit me qendër në Kahramanmaraş që preku 10 provinca dhe i cili përshkruhet si “katastrofa e shekullit”.

Ekipi Mjekësor i Emergjencave Civile, i cili mund t’u shërbejë 100 pacientëve, u vendos në rajon për të punuar me ekipet e kërkim-shpëtimit në qytet për të ofruar kujdes mjekësor për të prekurit e tërmetit dhe për të mbështetur spitalet e dëmtuara.

Ambasadori i Francës në Ankara, Herve Magro tha se në spitalin fushor ekzistojnë të gjitha llojet e mundësive.

Duke treguar se vizitoi Kahramanmaraş-in para se të vinte në Adiyaman, Magro tha: “Ata do të fillojnë të kthehen ngadalë. Ky spital që kemi ndërtuar në rrethin Gölbaşı të Adiyaman-it do të qëndrojë pak më gjatë. Sa të thonë autoritetet turke rrini, aq gjatë do të qëndrojmë. Ne planifikojmë të qëndrojmë për të paktën 15 ditë, por mund të zgjasë më shumë”.

Kirurgia e përgjithshme, Isabella Arnaud, e cila punon në spitalin e ndërtuar tha: “Ne do të mund të pranojmë të gjithë pacientët në degët si kirurgjia, pacientët normalë dhe pacientët në gjinekologji, traumatologji dhe kirurgji e përgjithshme. Ne kemi 2 salla operacioni brenda, kemi një sallë lindje, 2 mjekë obstetër. Do të shërbejnë 15 mjekë dhe 25 infermierë”.

Related posts

4 vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

RTI

Konfirmohet nga Qeveria, Kurti nuk merr pjesë në drekën joformale në Tiranë

admin

Liderët botërorë urojnë presidentin Erdoğan për zgjedhjet

rezart morina