RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme

franca-paralajmeron-shtetasit-e-saj-te-mos-udhetojne-ne-lindjen-e-mesme

Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj kundër udhëtimit në Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze mes rreziqeve të “përshkallëzimit ushtarak”, transmeton Anadolu.

“Për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, qytetarët këshillohen në mënyrë të rreptë kundër udhëtimit në Izrael dhe territoret palestineze”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Franca gjithashtu paralajmëroi shtetasit e saj kundër udhëtimit në Liban si për qëllime turistike ashtu edhe familjare.

Të martën, ushtria izraelite goditi jugun e Bejrutit, duke vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Disa orë më vonë, një sulm në Teheran vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, sulm të cilin Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar. Në këtë sulm u vra edhe truproja e shefit të Hamasit.

Që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vrarë të paktën 39 mijë palestinezë në Rripin e Gazës. Këto sulme të Izraelit kanë lënë pjesën më të madhe të 2.3 milionë njerëzve të enklavës palestineze të uritur dhe të pastrehë.

Related posts

Suedia konfirmon aktin e sabotazhit në gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2

admin

Rrëzimi i avionit Iranian: SHBA-ja hesht

RTI

Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së

admin