RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca përgatitet të dëbojë emigrantët e parregullt nga territori ishullor Mayotte

franca-pergatitet-te-deboje-emigrantet-e-parregullt-nga-territori-ishullor-mayotte

Franca po përgatitet për të dëbuar emigrantët e parregullt nga departamenti i saj ishullor Mayotte, që ndodhet jashtë Afrikës juglindore pranë Madagaskarit, transmeton Anadolu.

Transmetuesi ‘France 24’ raportoi se Franca po përgatitet të nisë një operacion nesër në mëngjes për të evakuuar lagjet e varfra ku jetojnë emigrantët e parregullt, kryesisht nga ishujt fqinj të Komores.

Emigrantët e parregullt do të zhvendosen nga Mayotte në Anjouan, ishulli më i afërt me me Komoret.

Mediat lokale thanë se Ishujt Komore thuhet se kanë refuzuar të pranojnë individët e dëbuar.

Mëngjesin e sotëm, ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, njoftoi operacionin në transmetuesin ‘France 24’, duke theksuar se “ky është një operacion kundër delikuencës dhe kundër lagjeve të varfra”.

“Dhe, ka individë të parregullt, që ne i dëbojmë në mënyrë klasike”, shtoi ai.

Në transmetuesin ‘Radio Classique’, anëtarët e parlamentit francez për arkipelagun Mayotte, Estelle Youssouffa dhe Mansour Kamardine, shprehën mbështetjen e tyre për operacionin ‘Wuambushu’.

“Lagjet e varfra janë shtëpi të pasigurisë, dhunës, strehimit të trafikantëve dhe bandave që përhapin terror”, tha Youssouffa.

‘France 24’ gjithashtu raportoi se Franca do të vendosë 1.800 oficerë të policisë dhe xhandarmërisë.

Youssouffa pyeti kryeministren Elisabeth Borne se kur do të vendosë marinën për të “mbrojtur kufijtë” e arkipelagut.

“Çfarë keni ndërmend të bëni për të parandaluar një luftë civile në Mayotte”, tha ajo.

Situata në ishullin Mayotte

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike, ishulli Mayotte ka shkallën më të lartë të papunësisë midis departamenteve franceze jashtë shtetit.

Në vitin 2021, shkalla vjetore e papunësisë në arkipelag ishte 30 për qind, kundrejt 7,9 për qind në pjesën tjetër të Francës.

Vetëm 32 për qind e banorëve të ishullit të moshës 15-vjeç e lart që lanë shkollën kanë një diplomë kualifikuese.

Ishulli gjithashtu ka popullsinë më të re në Francë me 60 për qind të tyre nën moshën 25-vjeç.

Mayotte në pesë vitet e fundit tërhoqi emigrantë nga ishujt fqinjë, veçanërisht nga Komoret, kryesisht gra të moshës 15-34 vjeç dhe fëmijët e tyre.

Gati gjysma e popullsisë së saj nuk ka kombësinë franceze, por një e treta e të huajve janë të lindur në ishull.

Vitin e kaluar, njoftoi prefektura e ishullit Mayotte, autoritetet kanë shoqëruar 25.380 të huaj në kufi.

Mayotte u bë protektorat francez në vitin 1841 dhe departament i Francës pas një referendumi në vitin 2011.

Related posts

Kryeministri britanik betohet para parlamentit dhe mban fjalimin e parë! Rishi Sunak e uron: Mund të debatojmë, por…

admin

DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

admin

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

admin