RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, policia identifikon shoferin që shtypi 14-vjeçarin me origjinë marokene

france,-policia-identifikon-shoferin-qe-shtypi-14-vjecarin-me-origjine-marokene

Policia ka identifikuar personin që shtypi djaloshin 14-vjeçar në qytetin jugor francez Montpellier të mërkurën mbrëma pas fitores së Francës ndaj Marokut në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia vazhdon kërkimin për personin. Disa të rinj që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes dhe dëshmitarë të tjerë i thanë policisë se autori i dyshuar besohet të jetë banor i lagjes.

Automjeti është gjetur pak përtej vendit të ngjarjes. “Dyshohet se pranë automjetit ka pasur debat mes dy personave dhe disa të rinjve”, theksoi gazeta “Midi libre”.

Sipas dëshmitarëve, dy persona në një makinë kaluan disa herë pranë dyqaneve në “Avenue de Barcelona” në Montpellier, duke ngacmuar tifozët marokenë.

Makina u bllokua më pas nga një automjet tjetër në semafor dhe disa të rinj dyshohet se u përpoqën t’i rrëmbenin flamurin francez.

Siç thuhet, drejtuesi e ka kthyer makinën me shpejtësi të madhe edhe pse ishte i rrethuar nga të rinj. Gjatë kthesës, ai ka përplasur dy të rinj, njëri prej të cilëve, 14-vjeçari Aymen, me origjinë marokene, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Related posts

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit “Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe”

RTI

25 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit

admin

Presidenti Erdoğan do të zhvillojë takime intensive diplomatike në shtator

admin