RTV AHIRETI
Lajme

Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën, i kishin mbetur edhe 6 javë

fredi-beleri-lirohet-me-kusht-nga-burgu/-gjykata-e-fierit-pranon-kerkesen,-i-kishin-mbetur-edhe-6-jave

Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 javë.

Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.

Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues ka vendosur për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili ka edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit, raporton Tch.

Beleri është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Fier për përfundimin e procedurave të nevojshme dhe më pas do të lirohet.

“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin  edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit, Geni Gjyzari.

The post Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën, i kishin mbetur edhe 6 javë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryetari i Dijanetit dhe Myftiu Tërnava inspektuan punimet e xhamisë qendrore

admin

Truss: BM po punon me Evropën për disa çështje, por nuk afrohet më shumë se kaq

admin

Fillim i ri për Katalonjën pas betimit të Salvador Illas si president

admin