Këshilla për të ngrënë pesë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë është bërë që nga vitet 1990. Një studim paralajmëron rreziqet e mundshme të ushqimeve ultra të përpunuara dhe tregoi përfitimet e ushqimeve siç janë frutat dhe perimet. Studiuesit kanë krijuar një udhëzues të dobishëm mbi atë se si është më mirë të ushqeheni dhe të jeni të shëndetshëm.
Ekspertët e shëndetit këshillojnë ngrënien e të paktën pesë porcioneve për të rritur me fruta dhe perime për të rritur nivelet e vitaminave, mineraleve dhe fibrave, si dhe për të mbajtur një peshë optimal dhe zemër të shëndetshme.
Megjithatë, ekspertët e dietave janë të ndarë në mendime nëse ky nivel është i mjaftueshëm apo edhe shumë pak.
Disa studime kanë treguar se 5 porcione frutash dhe perimesh janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e një vdekjeje të parakohshme, ndërsa të tjera sugjerojnë se njerëzit duhet të hanë 10 porcione për të marrë rezultatet më të mira shëndetësore.
Gjithashtu, këshillohet ngrënia e ushqimeve sipas ngjyrave, pasi çdo frut dhe perim përmban kombinimin e vet të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.