Kontigjenti i Forcës së Sigurisë të Kosovës ka përfunduar me sukses aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”, të cilët tashmë janë kthyer në Kosovë.
Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, thuhet se në këtë ushtrim marrin pjesë më shumë së dhjetë shtete partnere të SHBA-së e cila realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani.
Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe të vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve të Brigadës së Këmbësorisë.
Ndryshe, ky aktivitet përcjell dhe përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.