Administrata ushtarake në Gabon njoftoi rihapjen e kufijve tokësor, ajror dhe detar, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Komitetit për Tranzicionin dhe Rivendosjen e Institucioneve (CTRI), Ulrich Manfoumbi Manfoumbi në një deklaratë për televizionin shtetëror ndau informacionin për rihapjen e kufijve tokësor, ajror dhe detar.
Ai theksoi se synojnë të ruajnë mbisundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe të gjithë botën. “Kufijtë e Gabonit po hapen sërish tre ditë pas grushtit të shtetit”, tha Manfoumbi.
Duke tërhequr vëmendjen se Gaboni është i vendosur në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare, Manfoumbi tha se udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga Gaboni do të mund të kryejnë udhëtim nëse paraqesin dokumentet e tyre të udhëtimit.
Kufijtë në Gabon u mbyllën pas grushtit të shtetit.
– Grushti i shtetit në Gabon
Më 30 gusht një grup ushtarakësh në Gabon hynë në orët e para të mëngjesit në ndërtesën e televizionit kombëtar dhe njoftuan marrjen e qeverisë.
Administrata ushtarake e emërtuar si “Komiteti i Tranzicionit dhe Restaurimit të Institucioneve (CRTI)” njoftoi anulimin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 26 gusht dhe mbylljen e kufijve të vendit.
U njoftua se në krye të CTRI-së u vendos komandanti i Gardës së Republikës, gjenerali Brice Oligui Nguema.
Presidenti aktual Ali Bongo Ondimba fitoi për herë të tretë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 26 gusht. Në vend u vendos ndalesë e daljes në rrugë me arsyen se në orët e fundit të procesit të votimit u zbatua “dhunë” ndërsa u kufizua interneti teksa vazhdonte procesi i numërimit.
Ali Bongo, mori detyrën në vitin 2009 pas vdekjes së babai i tij Omar Bongo i cili u zgjodh për herë të parë si president në vitin 1967.
Familja Bongo drejtonte Gabonin prej 56 vitesh.