RTV AHIRETI
Lajme

Gashi-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s

gashi-fidan:-maqedonia-e-veriut-dhe-turqia-kane-bashkepunim-te-mire-ne-kuader-te-nato-s

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takim, siç njofton Gashi, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane.

“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale.

Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, njofton Gashi.

The post Gashi-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shefi i OKB-së i dërgon letër me ‘propozime konkrete’ Rusisë për rikthimin e marrëveshjes së drithërave

admin

Stoltenberg: NATO-ja mbështet Bosnjën në rrugën e saj euroatlantike

admin

Erdoğan: Turqia ka ndaluar gjithë tregtinë me Izraelin – VIDEO

RTI