RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gaz lotsjellës dhe të shtëna në Zveçan

gaz-lotsjelles-dhe-te-shtena-ne-zvecan

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit./

Related posts

Prishi marrëveshjen e bashkëpunimit me aleatët e qeverisë, jep dorëheqjen Ministri i Parë i Skocisë

admin

Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë

RTI

Tetë persona të vrarë nga sulmet ruse në qytetin ukrainas

admin