RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, banorët që kthehen në rajonet ku është tërhequr ushtria izraelite nuk mund të gjejnë as vendin e shtëpisë

gaza,-banoret-qe-kthehen-ne-rajonet-ku-eshte-terhequr-ushtria-izraelite-nuk-mund-te-gjejne-as-vendin-e-shtepise

Bashkë me tërheqjen e ushtrisë izraelite nga disa zona në veri të Rripit të Gazës, filloi të shfaqet edhe shkatërrimi që ka lënë pas, raporton Anadolu.

Në këto zona në veri të Gazës paraqitet shkatërrimi i madh që është krijuar në vendbanime, përfshirë shtëpitë, ndërtesat, kullat, infrastrukturën dhe objektet tregtare.

Vëmendjen e tërheqin edhe municionet e zbrazëta dhe pjesët e automjeteve të shkatërruara izraelite të shpërndara në rrugë.

Palestinezët që janë kthyer në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës dhe në rajonin Saftawi në veri për të parë shtëpitë e tyre pas tërheqjes së ushtarëve izraelitë, janë tmerruar nga pamjet.

– “Për shkak të përmasave të mëdha të shkatërrimit nuk mundëm të njohim as rrugët, madje as vendin e shtëpive”

Palestinezët që kanë folur për gazetarin e AA-së, shpjeguan se qindra shtëpi në rajon janë shkatërruar dhe shembur plotësisht, ndërsa një pjesë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Palestinezi Abdulhalim Salim tha: “Pas tërheqjes së ushtrisë shkova të shoh shtëpinë time. Por, nuk i gjeta as shtëpinë dhe as vendin. Shtëpia ime dhe të gjitha shtëpitë kishin humbur”.

Duke vënë theksin se shkatërrimi i shkaktuar e ka bërë të panjohur rajonin, Salim u shpreh: “Për shkak të përmasave të mëdha të shkatërrimit dhe shtëpive të djegura nuk mundëm të njohim as rrugët. Madje, nuk mundëm të gjenim as vendin e shtëpive. Shkatërrimi është i madh dhe pamja e tmerrshme”.

Ushtria izraelite më 27 tetor 2023 filloi sulmet tokësore ndaj shumë lagjeve dhe rajoneve në veri në qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite që nga dhjetori 2023 filloi tërheqjen graduale nga rajonet në veri të qytetit të Gazës dhe u tërhoq pjesërisht nga zonat dhe lagjet në qytetin e Gazës në fillim të janarit. Por, edhe dje ajo njoftoi se është tërhequr nga pjesa veriperëndimore e qytetit të Gazës dhe nga disa rajone në veri të Rripit të Gazës në të cilat ishte pozicionuar që nga 27 tetori 2023 e deri më tani.

Related posts

Analiza e VOA: Afrimi i datës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shton ankthin dhe pasigurinë në Ukrainë

admin

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut organizon iftar për komunitetin musliman

admin

U vuri zjarrin makinave të policisë, përfundon në pranga një person në Gjakovë

admin