Rreth 60 trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave në Shujaiya, një lagje e Gazës, nga e cila ushtria izraelite thotë se u tërhoq të mërkurën mbrëma pas dy javësh operacione.
“Kur forcat izraelite pushtuese u tërhoqën nga lagjja Shujaiya, ekipet e Mbrojtjes Civile, me ndihmën e banorëve, arritën të gjenin rreth 60 trupa deri më tani”, tha zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile në Gaza.
Zëdhënësi theksoi se ata u nxorrën të vdekur nga rrënojat e lagjes në qytetin e Gazës, e cila është kthyer në një “zonë shkatërrimi”, pasi 85 përqind e banesave u cilësuan si të pabanueshme.
Të mërkurën mbrëma, ushtria izraelite njoftoi se kishte përfunduar operacionin në Shujaya, ku luftime të ashpra po vazhdonin që nga 27 qershori, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin për siguri.
Sipas Izraelit, gjatë operacionit u lokalizuan dhe u shkatërruan tetë tunele, ndërsa u vranë “dhjetëra terroristë”. /abcnews
Siyonist ordunun Shujaiya’dan çekilmesinden sonra.
Son dakika:
Gazze’de Sivil Savunma:
Gazze şehrinin doğusundaki Şucaiye mahallesinde ilk istatistiklere göre 60’tan fazla şehidimizi enkaz altından çıkardık.
Şucaiye’de onlarca şehit hâlâ enkaz altında ve elimizde kesin… pic.twitter.com/wys5xcIlgi
— Filistin Haberleri (@FilistinHa6766) July 11, 2024