RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 35.647 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-35.647-numri-i-te-vrareve-nga-sulmet-izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 35.647 palestinezë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavën e bllokuar që nga 7 tetori i vitit të kaluar, raporton Anadolu.

Sulmi izraelit ka plagosur gjithashtu 79.852 njerëz, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Sulmet izraelite vranë 85 persona dhe plagosën 200 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ata”, theksohet në deklaratë.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Rripit të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë

Related posts

Tërmet me magnitudë 6,9 godet Japoninë

RTI

Dhuna ndaj fëmijëve, Izraeli dhe Hamasi futen në listën e zezë të OKB-së

admin

Më vdekjeprurësi në Rusi në gati 20 vite! Arrestohen 11 persona pas sulmit me mbi 90 viktima në Moskë, mes tyre 4 terroristët që kryen vrasjet

admin