Gazetari i Top Channel në Mbretërinë e Bashkuar Arben Manaj shpjegoi strategjinë që kryeministri britanik po “përdor” për emigracionin.
Sipas tij Rishi Sunak mendon se goditja e emigracionit do t’i japë më shumë pikë përpara syve të elektoratit të Britanisë.
“Britania e madhe ndodhet në një krizë të madhe politike dhe ekonomike. Kam përshtypjen se emigracioni do të jetë “dashi i kopesë” në luftën politike në Britaninë e Madhe deri në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Rishi Sunak mendon se pikërisht tek çështja e emigracionit do të fitojë pikë përpara syve të elektoratit britanik. Ai pretendon dhe shpreson se do të fitojë duke goditur emigracionin”, tha Manaj në “Top Story”. /tch