RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

​gervalla:-drafti-per-asociacionin-shqyrtohet-vetem-nese-serbia-zbaton-marreveshjen-baze

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.

Gërvalla e konsideron të domosdoshme që strukturat e reja të Bashkimit Evropian të kenë qasje ndryshe dhe të balancuar, siç thotë nga dialogu i dështuar i Lajçak.

Kryediplomatja Gërvalla thotë se drafti i Asociacionit në formën aktuale, i shkëputur nga pakoja e Brukselit nuk mund të procedohet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe kushteve që mund të jenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Si zgjidhje të duhur ajo e konsideron mundësinë që BE këtë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias për vlerësim. Megjithatë, ajo thotë se janë të gatshëm të ulen me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në mënyrë që qeveria të hartojë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne nuk e injorojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ai Asociacion me ato të drejta të fuqishme që i ka dhënë marrëveshja e vitit 2013-2015 me këtë qeverisje nuk mund të realizohet. Kjo ka qenë arsyeja që më vonë na ka ardhur një draft i ri i prezantuar nga BE. Mirëpo, ne edhe me draftin e ri të BE-së e kemi parë që me Serbinë gjatë bisedave bilaterale në Bruksel nuk kemi arritur sukses. Ne nuk mund të aplikojmë diçka, e cila është e paraparë në Bruksel si pjesë e marrëveshjes në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nëse Serbia e refuzon. Ai i cili sot quhet drafti i Lajçak është gjithashtu e pamundur që institucionet tona të bëjnë çfarëdo që të jetë me atë draft. Ai është pjesë e një pakoje që parasheh marrëveshjen bazike, planin e implementimit dhe draftin e Lajçak”, thotë Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme kërkon nga aleatët ndërkombëtar të Kosovës që të marrin parasysh propozimin e Kosovës për hartimin e një draft-statutit të Asociacionit.

Mirëpo ajo shton se pas kësaj mosgatishmërie të aleatëve të Kosovës për të trajtuar këtë temë, tashmë as qeveria s’ka optimizëm për t’i hyrë kësaj rruge. Siç vlerëson ajo, nëse oferta e palës kosovare nuk merret parasysh, atëherë ajo nuk mund të jetë përjetësisht aty.

Related posts

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave: 4 fëmijë vriten çdo orë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Ja sa emigrantë dhe punëtorë të kualifikuar kërkon Gjermania brenda vitit

admin

Erdoğan: Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza

admin