RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla konfirmon çnjohjen e Togos

gervalla-konfirmon-cnjohjen-e-togos

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të hënën pranoi se shteti i Togos ka tërhequr njohjen e Kosovës në vitin 2019. Megjithatë, edhe katër vjet pas, Togoja nuk është fshirë nga lista e njohjeve në uebfaqen e MPJ-së së Kosovës.

2 korrik 2014 është data në të cilën thuhet se është siguruar njohja nga Republika Togoleze, shtet në Afrikë.

Lajmi për çnjohjen nga Kosova bëri bujë pasi ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në Serbi se shteti i tij ka tërhequr njohjen. Në konferencën me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, Dussey, sipas mediumeve serbe, e quajti “përfundimtare” tërheqjen e njohjes.

Reagimet ishin të menjëhershme nga opozita që kritikoi pushtetin aktual për çnjohje. Në mbrëmje, ministrja Donika Gërvalla u kundërpërgjigj duke thënë se çnjohja nga Togoja ka ndodhur në vitin 2019.

Serbia në vazhdimësi ka bërë përpjekje për çnjohje të Kosovës. Së fundmi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e se po pritet edhe e dhjeta. Kjo është luftuar nga Kosova që nëpërmjet takimeve me ambasadorë të këtyre shteteve të përmendura nga Vuçiqi, ka demantuar pretendimet e Serbisë.

Në uebfaqen e MPJ-së, në listën zyrtare të njohjes janë 117 shtete që kanë njohur Kosovën. I fundit në këtë listë është Izraeli që ka dorëzuar njohjen më 1 korrik 2021.

Related posts

Hamasi: Izraeli po zhytet gjithnjë e më thellë në kënetën e Gazës

rezart morina

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

admin

Në cilat raste KFOR-i do të mund të intervenojë në veri të Kosovës, flet eskperti i sigurisë

admin