RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla në Romë, merr pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

gervalla-ne-rome,-merr-pjese-ne-takimin-ministror-“miqte-e-ballkanit-perendimor”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të merr pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë.

Sipas komunikatës së ministrisë, Gërvalla është ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, ku do të mbahen dy sesionë, temë diskutimi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, kontributi i sektorit privat, si dhe perspektiva e bizneseve italiane.

“Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë”, thuhej në komunikatë.

Sipas komunikatës, ministrja Gërvalla do të takojë homologun e saj për Punë të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Italisë Antonio Tajani, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë.

Related posts

Kryeministri skocez, Hamza Jusuf jep dorëheqje

admin6

Rama tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, përgjigjet Kurti

admin

IDF: Izraeli ka armët që i nevojiten në Gaza edhe pa furnizimet e SHBA-së

RTI