RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla: Qeveria u zotua për përgatitjen e draft-statuti për Asociacionin

gervalla:-qeveria-u-zotua-per-pergatitjen-e-draft-statuti-per-asociacionin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes letrës drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ka përsëritur gatishmërinë e Qeverisë për të përgatitur draft- dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në nj konferencë për medie, Gërvalla tha se zotimi i qeveria në letrën dërguar Këshillit të Evropës është zotim serioz dhe i sinqertë dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit.

“Siç jeni informuar të gjithë sot në mëngjes i jam drejtuar me një letër në emër të Qeverisë, Këshillit të Evropës. Kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur draft- dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovës, dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në Republikën e Kosovës, dhe parimet e KiE ku kemi bërë kërkesë të anëtarësohemi. Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë përherë të përkushtuara për konsolidimin dhe forcimin ndërkombëtar të Kosovës, duke zënë kështu vendin e saj të merituar në mesin e shteteve të përparuara. Jemi ballafaquar me skepticizëm rreth asaj se a ka qenë momenti i duhur kur kemi parashtruar kërkesën tonë. Në favor të raportit votuan edhe shtete qe se kanë njohur Kosovën, madje disa prej tyre kanë qenë më të zëshmet. Gjatë gjithë periudhës, Kosova ka zhvilluar aktivitet të dendur lobimi”, ka thënë ndër të tjera ministrja Gërvalla.

Related posts

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës në duart e QUINT-it

admin

UNICEF: Në Kosovë janë identifikuar në situatë rruge 130 fëmijë

rezart morina

Kupchan: Kurti e Vuçiqi po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

admin6