RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkan

gervalla:-serbia-perben-rrezik-per-stabilitetin-ne-ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se veprimet destabiluzuese të Serbisë janë të rrezikshme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ajo këto deklarata i ka thënë gjatë takimin me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.

Sipas komunikatës së MPJD-së, në këtë takim Gërvalla ka falënderuar homologen kanadeze për mbështejen që shteti i saj ka dhënë për Kosovën.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore”, thuhet në komunikatë.

Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat.

Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla i dhuroi Ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën.

Gërvalla po qëndron në Kanada në shënimin e 25-vjetorit të pranimit të refugjatëve nga Kosova dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

Related posts

Studentët protestues australianë thonë se universiteti duhet të jetë për “edukim dhe jo për përhapje të luftës” – VIDEO

admin

Manastiri ukrainas dyshohet për “veprimtari armiqësore”

admin

Gjykata Speciale arreston Fahri Fazliun

admin