RTV AHIRETI
Lajme

Gërvalla vlerëson lart ambasadoren e re të Kosovës në Portugali

gervalla-vlereson-lart-ambasadoren-e-re-te-kosoves-ne-portugali

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ambasadoren e re të Ksoovës në Portugali, Edona Maloku-Bërdyna.

E përmes një postimi në facebook, Gërvalla ngrit lartë figurën e Maloku-Bërdyna.

“Dr. Edona Maloku Bërdyna është një figurë e shquar në shkencat sociale, me një karrierë që bashkon hulumtimin akademik, praktikën e aplikuar dhe zhvillimin e politikave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Ajo ka doktoraturë në Psikologji/Shkenca Sociale nga Universiteti Leiden në Holandë, ku edhe ka përfunduar Masterin e Shkencave me vlerësimin më të lartë të dhënë në universitetet holandeze (Cum Laude). Puna e Dr. Maloku Bërdyna është njohur dhe vlerësuar në shkallë globale, duke përfshirë çmimin prestigjioz Otto Klineberg dhe disa njohje ndërkombëtare për ndikimin e saj në ndryshimin social dhe drejtësinë shoqërore”, shkruan Gërvalla.

“Me këtë përvojë të pasur dhe vizion të qartë, jemi të bindur se nën drejtimin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Portugalinë do të arrijnë nivele të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit. Në arsim, kulturë, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe, Dr. Maloku Bërdyna do të sjellë një perspektivë të freskët dhe energji të reja për të fuqizuar këto lidhje”.

Po ashtu, ministrja falënderoi ambasadorin e deritashëm, Ylber Kryeziun për angazhimin dhe kontributin e tij.

“Një falënderim për Ambasadorin e deritanishëm, Ylber Kryeziu, për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë këtij shërbimi jashtë vendit”.

The post Gërvalla vlerëson lart ambasadoren e re të Kosovës në Portugali first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për ndryshimet klimatike

admin6

Mehaj: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë

admin

Lëkundje tërmeti në Kretë të Greqisë, sa ishte magnituda

admin