Gjashtë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të ministrisë, e cila shtoi: “Gjashtë anije të tjera të ngarkuara me drithë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.
Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, deri të premten, 44 anije janë larguar nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes, duke transportuar një milion ton ushqim në 15 vende në mbarë botën.
“Jemi gati të rrisim vëllimet në 3 milionë tonë në muaj për të parandaluar mungesën globale të ushqimit”, ka shkruar ai në Twitter.