RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, tre burra të arrestuar e dy në arrati

gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-24-ore,-tre-burra-te-arrestuar-e-dy-ne-arrati

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Lipjan, një ka ndodhur në Malishevë e një tjetër rast ka ndodhur shtimë.

Në katër raste është raportuar se burrat kanë sulmuar gratë, në një rast një grua ka raportuar se është sulmuar nga një tjetër dhe në një rast një burrë është sulmuar nga një burrë tjetër.

Një rast thuhet se ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është arrestuar pasi që kishe sulmuar një grua.
Në të gjitha këto raste për ushtrim të dhunës në familje janë arrestuar tre burra, dy janë në arrati, ndërkohë që dy raste të tjera sipas raportit të policisë po trajtohen në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin tjetër që gjithashtu ka ndodhur në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se dy burra kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike dy të dyshuarit kosovarë. Viktima pas trajtimit mjekësor me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Të dyshuarit ndodhen në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Lipjan një grua ka raportuar se burri ka dashur ta largojë nga shtëpia. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar ka dashur ta largojë me dhunë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në një rast tjetër në Lipjan viktimë e dhunës në familje ka qenë një burrë. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin që është raportuar në Malishevë një grua e ka raportuar një tjetër për dhunë. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në rastin që është raportuar në Shtime një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se pas një fjalosje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Related posts

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së anulon protestën për nesër

admin

Ish shefi i UNMIK-ut, Steiner: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

admin

Kina hap kufijtë për udhëtime, i jep fund karantinës

admin