RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Gjakovë

gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-banesen-e-tij-ne-gjakove

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Ai për teve1.info ka thënë se vdekja e këtij personi është konstatuar nga ekipet mjekësore , ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj.

Related posts

Ambasada amerikane: Shprehim keqardhje për deklaratat e Listës Serbe

RTI

Pakistan, rritet në 343 numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve muson

admin

Siri, të paktën 968 persona humbën jetën nga tërmeti

admin