Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të mërkurën në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, njësitet përkatëse dhe ekipi për dominim të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr tri mjete të dyshuara shpërthyese granata dore.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./