Një person është gjetur pa ndjenja dje në shtëpinë e tij në Gjilan, pasi dyshohet se persona të panjohur e kanë grabitur dhe i kanë shkaktuar lëndime.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, teksa ende nuk dihet se çfarë është grabitur.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.