Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar futjen e lëndëve narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Sipas njoftimit në rrobat e të burgosurit E.D, është gjetur një sasi e dyshuar e narkotikëve të cilat ishin kamufluar.
“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve. Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.