Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e veturës të cilën dyshohet se e përdori Sokol Halili për t’u larguar nga vendngjarja pasi kreu vrasjen e gruas shtatzënë të mërkurën në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Vetura është gjetur në qytetin e Shtimes.
Ndërkohë, Policia ka bërë thirrje publike për ndihmë për ta arrestuan të dyshuarin.