Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, u mbajt protestë në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.
Shumë persona u mblodhën në sheshin Potsdamer, një prej vendeve simbol të qytetit dhe mbajtën protestë kundër sulmeve të Izraelit kundrejt Palestinës.
Protestuesit mbajtën flamuj të Palestinës, pankarta dhe tabela me mbishkrimet “Të gjithë sytë në Rafah”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës” dhe “Armëpushim tani” si dhe brohoritën me slogane në mbështetje të Palestinës.
Duke reaguar ndaj sulmit të Izraelit kundër kampit ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur, protestuesit kërkuan ndalimin e gjenocidit në Gaza.
Në fjalimet e mbajtura në protestë u kritikua mbështetja që qeveria gjermane jep për Izraelin.
Protesta ku u morën masa të gjera sigurie përfundoi pa incidente.
Protesters took part in a demonstration in Berlin, condemning the Rafah massacres and demanding an end to Israel’s aggression against the Gaza Strip. pic.twitter.com/wFXefPAMmC
— Chris Hutchinson (@ChrisHu34451470) May 30, 2024