Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr), pretendohet se kanë bërë përgatitje për evakuimin e qytetarëve gjermanë në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit në faqen e internetit të revistës “Spiegel”, Forcat e Armatosura të Gjermanisë po përgatiten për një operacion evakuimi në shkallë të gjerë për qytetarët në Lindjen e Mesme.
Ushtria gjermane prej disa ditësh po mban në gatishmëri për evakuim të mundshëm flotën e avionëve transportues ushtarak A400M dhe ekuipazhin për qytetarët e saj, për të cilët konsiderohen se janë mbi 2 mijë persona në rajon.
Në planin e ushtrisë përfshihet evakuimi fillimisht për qytetarët gjermanë në Liban.
Gjithashtu në lajm theksohet se pavarësisht se Ministria e Jashtme gjermane ka kërkuar nga qytetarët e saj të largohen nga Libani, vetëm shumë pak qytetarë të saj e kanë dëgjuar këtë paralajmërim.
Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukur, një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.
Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh.