RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania do t’u mohojë shtetësinë individëve që përdorin sloganin pro-pa’lestinezë në mediat sociale

gjermania-do-t’u-mohoje-shtetesine-individeve-qe-perdorin-sloganin-pro-pa’lestineze-ne-mediat-sociale

Gjermania do t’u mohojë shtetësinë individëve që ndajnë, pëlqejnë ose komentojnë sloganin “Nga lumi në det” në mediat sociale, i cili lidhet me mbështetjen për Palestinën, transmeton Anadolu.

Radioja dhe Televizioni i Gjermanisë së Veriut (NDR) tha se individët që në mediat sociale përdorin, pëlqejnë ose komentojnë sloganin “Nga lumi në det” nuk do të kenë të drejtë për nënshtetësinë gjermane.

Rregulloret e reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë specifikojnë se përdorimi i këtij slogani do të skualifikojë individët që të mos bëhen shtetas gjermanë.

Rrënjët e sloganit datojnë që në vitet 1960, duke kërkuar çlirimin e plotë të Palestinës nga lumi Jordan deri në Detin Mesdhe.

Ky vendim vjen pas miratimit të ligjit të dyshtetësisë gjermane më 27 qershor.

Related posts

Huthit njoftojnë se kanë sulmuar me raketë balistike Tel Avivin

admin6

Qeveria e Kosovës shton gatishmërinë pas vërshimeve, ofron mbështetej për banorët e prekur

admin

Fundoset varka me emigrantë pranë Tunizisë, katër të vdekur dhe 23 të zhdukur

RTI