RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

gjermania-feston-diten-e-bashkimit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore e perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale.

Festimet e sivjetshme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig (SPD) tha se “Ne festojmë me të gjithë Gjermaninë”.

Dita e Bashkimit Gjerman është një ditë shumë e veçantë për të gjithë tha Schwesig, duke kujtuar guximin e atyre që dolën në rrugë për demokraci dhe liri në RDGJ në vitin 1989.

“Ne kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci”. – tha ajo. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vjet me radhë.

Related posts

Mickoski nuk merr ministra shqiptarë në samitin e NATO-s, reagon BDI

admin

U plagos në një atentat me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico del nga spitali! Ja si është gjendja e tij shëndetësore

admin

Dita e fundit e shkollës: Sot përmbyllet procesi mësimor në Kosovë

admin