Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria.
Ministri i Financave tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme”, për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.
Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro, transmeton Telegrafi.
The post Gjermania përgjysmon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa rrit buxhetin e mbrojtjes në 53.25 miliardë euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.