RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania s’e përjashton mbulimin e faturave të qytetarëve

gjermania-s’e-perjashton-mbulimin-e-faturave-te-qytetareve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u zotua se qeveria e tij nuk do t’i lërë qytetarët në lloç kur vjen puna e pagesës së faturave të tyre të energjisë, por e pranoi se vendi i tij do përballet me sfida të konsiderueshme në muajt e ardhshëm.

Rritja e kostove të karburantit të shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë një tendosje të rëndë financiare për shumë njerëz në Gjermani dhe më gjerë, duke ngritur shqetësime për një dimër të mundshëm pakënaqësie.

“Ne po përgatitemi për situatën e vështirë dhe do t’i ndihmojmë qytetarët dhe bizneset për ta menaxhuar këtë situatë të vështirë”, u tha Scholzi gazetarëve gjatë konferencës së tij vjetore të shtypit të verës në Berlin. Ai përmendi masa të shumta që qeveria ka miratuar tashmë për t’i lehtësuar vështirësitë financiare për banorët dhe për të siguruar furnizime alternative të energjisë për të zëvendësuar naftën, qymyrin dhe gazin rus.

I pyetur nëse kishte frikë se zhgënjimi mund të vlonte në protesta të dhunshme, Scholz u përgjigj: “Unë nuk mendoj se do të ketë trazira në këtë vend”. Ai përmendi traditën e fortë të mirëqenies sociale të Gjermanisë. Por kancelari pranoi se do të ketë “shumë kërkesa” gjatë dimrit, ndërsa vendi përpiqet t’i pajtojë mungesat e energjisë me planet e kahershme për të hequr dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore dhe karburanteve fosile.

Qeveria gjermane u ka dhënë kompanive të shërbimeve një dritë jeshile për t’i riaktivizuar termocentralet e mbyllura të naftës dhe qymyrit, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë e vendit nga gazi natyror rus. /koha

Related posts

Guvernatori i Nablusit: Autopsia e aktivistes turko-amerikane tregon se ajo u v’ra nga plumbi i snajperit në kokë

RTI

Udhëheqësit e partive spanjolle takohen për të formuar qeverinë e re

admin

Erdoğan: Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza

admin