RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania thirrje për bashkëpunim më të ngushtë BE-Turqi për migracionin

gjermania-thirrje-per-bashkepunim-me-te-ngushte-be-turqi-per-migracionin

Gjermania bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Turqisë për të menaxhuar sfidat e migracionit, transmeton Anadolu.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha për mediat lokale se marrëveshja BE-Turqi e vitit 2016 duhet të përditësohet për të adresuar më mirë problemet aktuale.

“Kjo është ajo që na duhet. Sepse për momentin, marrëveshja e BE-së me Turqinë nuk po funksionon mjaftueshëm”, tha ajo në një intervistë ekskluzive për të përjavshmen “Welt am Sonntag”.

Faeser theksoi se do të donin të rrisnin bashkëpunimin me Turqinë për këtë çështje, por nuk dha detaje mbi propozimet e Berlinit.

Marrëveshja BE-Turqi për refugjatët, e cila u nënshkrua në mars 2016, reduktoi ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Evropë përmes Detit Egje dhe kontribuoi në shpëtimin e shumë jetëve. Megjithatë, problemet e ndryshme në lidhje me zbatimin e marrëveshjes çuan në kritika nga të dyja palët.

Ankaraja ka kritikuar vazhdimisht partnerët e saj evropianë për mosrespektimin e angazhimeve të tyre politike dhe për mosdhënien e burimeve të duhura financiare për të ndarë barrën e krizës së refugjatëve.

Turqia aktualisht strehon rreth katër milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Related posts

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

rezart morina

Kosova ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe

admin

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të pastrehët në Los Angeles

admin