Shumë studime kanë treguar se njeriu ka nevojë për gjumë tetë orësh për të parandaluar të gjitha llojet e sëmundjeve, nga diabeti deri tek çregullimet mendore.
Por kërkimet e reja tregojnë se efekti nuk është i duhur në qoftë se nuk bëni gjumë kualitativ.
Në fakt, testet në minj treguan se ata që bënë më pak orë gjumë, por me cilësi më të lartë kishin një rrezik më të ulët për çrregullime mendore se sa ata që fjetën jo rehatshëm për më gjatë.
Profesori Maiken Nedergaard, nga Universiteti i Qendrës Mjekësore të Rochesterit (URMC) tha se “gjumi është kritik për funksionin e sistemit të heqjes së mbeturinave të trurit dhe ky studim tregon se sa më të thellë të flenë më mirë”.
Këto gjetje gjithashtu i shtojnë dëshmitë gjithnjë e më të qarta se cilësia e gjumit apo privimi i gjumit mund të parashikojë fillimin e Alzheimerit dhe çrregullimeve mendore.