RTV AHIRETI
Lajme

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

gjykata-e-apelit-i-jep-vulen-e-pd-se-grupimit-te-sali-berishes

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e grupimit të Sali Berishës, i njohur deri më sot si Rithemelimi.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj,duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe duke ia dorëzuar Sali Berishës.

Vendimi i sotëm la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.

Pas kësaj, me anë të një reagimi të shkurtër për mediat, deputeti i “Rithemelimit”, Flamur Noka, pati një mesazh për demokratët.

“Ftojmë gjithë demokratët të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Kështu, pas më shumë se 2 vitesh, merr fund konflikti brenda partisë politike se kush e drejton këtë forcë politike.

Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Beteja ligjore e PD-së

Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar që shkarkonte Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën.

Në 18 dhjetor, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e tij Kombëtar si përgjigje për Berishën dhe sanksionoi në statut se askush që është non grata nuk duhet të jetë pjesë e PD. Ndërkohë, po atë ditë mbështetësit e Berishës zhvilluan referendumin për ratifikimin e vendimeve të 11 Dhjetorit dhe nisi punën Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Në 25 mars të 2022 Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshime statutore, por vendimi u apelua nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar në atë kohë.

Më 3 mars të 2023 Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në shkallë të parë, por ndaj këtij vendimi u bë rekurs nga Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimi dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë.

Më 27 dhjetor 2023, Gjykata e Lartë riktheu çështjen në Apel dhe në vendimin e saj jep urdhëresa që gjykata e shkallës së dytë ta zgjidh përfundimisht çështjen. /Telegrafi/

The post Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerje të narkotikëve dhe organizim të skemave piramidale

rezart morina

Pretendohet se kanë arritur ar’mët am’erikane në Iz’rael pas ankesës së Net’anyahut

admin

Rekord historik temperaturash të acarta në SHBA

rezart morina