RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Komerciale pezullon punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë

gjykata-komerciale-pezullon-punimet-per-ndertimin-e-shkolles-se-mesme-ekonomike-“isa-boletini”-ne-podujeve

Ka dështuar të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë për shkak se janë pezulluar punimet nga Gjykata Komerciale.

Sipas Komunës së Podujevës, kjo është bërë për shkak të ankesës së operatorit ekonomik që nuk e ka fituar tenderin.

“Operatori ekonomik që nuk e ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës ka bërë ankesë në Gjykatën Komerciale, dhe pas ankesës gjykata i ka pezulluar punimet”, është shprehur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia.

Zhitia shtoi se vendimin për pezullimin e punimeve e kanë pranuar në orët e vona të së premtes.

Për vendosjen e gurthemelit pritej të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Related posts

Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera për trup

admin

Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

admin

Më shumë se gjysma e popullsisë globale, mbi peshë ose obeze deri në vitin 2035

rezart morina