RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata Supreme e Francës hedh poshtë apelin për veshjet hixhab në shkolla

gjykata-supreme-e-frances-hedh-poshte-apelin-per-veshjet-hixhab-ne-shkolla

Gjykata e ka refuzuar të enjten një apel urgjent të Asociacionit për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve kundër ndalesës ndaj kostumit të veshur nga gratë myslimane.

Gjykata Supreme e Francës e ka miratuar ndalesën kontroverse për veshje të kostumit abaja në shkolla. Gjykata e ka refuzuar të enjten një apel urgjent të Asociacionit për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve kundër ndalesës ndaj kostumit të veshur nga gratë myslimane.

Sipas gjykatës, ndalesa nuk përbën ndalesë serioze në liritë themelore. Prej nisjes së vitit shkollor këtë vit, ministri francez i Edukimit, Gabriel Attall, e ka ndaluar veshjen e kostumit abaja dhe veshjen e kostumit të ngjashëm për burrat.

Ai e ka bazuar këtë vendim në ndalesën për paraqitje të simboleve fetare në shkollat e Francës, të cilat janë të përkushtuara në sekularizëm – ndarjen e plotë mes shtetit dhe fesë.

Gjykata franceze ka thënë se rritja e numrit të personave që e veshin kostumin abaya në shkolla ka prapavijë fetare dhe ligji ua ndalon nxënësve në shkolla që të veshin diçka që jep shenja për lidhjet e tyre me fenë.

Mbulesa në kokë ka kohë që është ndaluar në Franë. Ky shtet ka ligje të ashpra për sekularizmin në të gjitha fushat e shoqërisë, çka me raste ka nxitur tensione në mes të popullsisë diverse. /rel

Related posts

Masakra me 13 të ekzekutuar në shkollën ruse, agresori me simbole naziste vret veten pas sulmit

admin

Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet?

admin

Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel, çfarë u diskutua

admin