Nju Jork – Prokurori në gjyqin federal që po zhvillohet ndaj Senatori demokrat Bob Menendez nën akuzat për korrupsion tha se senatori kishte bërë veprime “tejet të pazakonshme” në këmbim të ryshfetit. Ndihmës prokurori federal Paul Monteleoni i bëri këto akuza gjatë argumenteve përmbyllëse në gjyqin ndaj senatorit Menendez që po zhvillohet në Nju Jork.