Zëdhënësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) Nebal Farsakh ka shprehur shqetësimin për “zhvendosjen e vazhdueshme të gati dy milionë njerëzve” në Rripin e Gazës.
“Askund në Gaza nuk është sigurt, nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të largohen, madje edhe ata që janë të sëmurë ose të lënduar,” tha Farsakh në një deklaratë video të postuar në X.
Familjet janë ende duke u mbështetur në ndihmën e pamjaftueshme, tha ajo, mes mungesës së aksesit në ushqim dhe ujë dhe ndërsa rreziqet shëndetësore rriten për shkak të “mbipopullimit”.
Nevojitet veprim urgjent ndërkombëtar, tha PRCS.
Nebal Farsakh, PRCS Spokesperson
Gaza’s crisis worsens: 2 million displaced, no safe place, scarce aid, and dire health risks. Nine months on, urgent international action needed. #Gaza #IHL pic.twitter.com/0IoauM3sQ4— PRCS (@PalestineRCS) July 8, 2024