RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon të prekurit nga përmbytjet në BeH

gjysmehena-e-kuqe-turke-ndihmon-te-prekurit-nga-permbytjet-ne-beh

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke mbrëmë kanë qenë në terren në zonat e prekura nga përmbytjet katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë (BeH).

Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në BeH njoftoi se janë në terren dhe se së bashku me ekipet e tjera të shpëtimit, në koordinim me Kryqin e Kuq të BeH-së, kanë shpërndarë ushqim dhe ujë të pastër për popullatën vendase.

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në BeH.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Brendshme e Kantonit Hercegovina-Neretva (HNK), 16 persona kanë humbur jetën në zonën e Jabllanicës.

Ditën e djeshme është bërë e ditur se një grua e moshuar ka humbur jetën në Fojnicë. Po ashtu, në Gojevicë afër Fojnicës, trupi i një burri është nxjerrë nga njëra prej veturave të përmbytura.

Për fat të keq, thanë zyrtarët numri i viktimave mund të jetë më i lartë sepse disa dhjetëra njerëz janë ende duke u kërkuar si të zhdukur në Hercegovinën veriore, por edhe në Bosnjën qendrore.

Related posts

Izraeli do të luftojë në Gaza gjatë tërë vitit, thotë shefi ushtarak

admin6

Ushtria izraelite: Në Gaza ende ndodhen 136 pengje

rezart morina

ShKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

admin6