Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. “Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme”, ka thënë ai.