RTV AHIRETI
Lajme

Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë grua në Maqedoni të Veriut

gordana-siljanovska-davkova,-presidentja-e-pare-grua-ne-maqedoni-te-veriut

Kandidatja e koalicionit opozitar “Maqedonia Jote” e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkova është presidentja e parë grua në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) i Maqedonisë së Veriut vijon me publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sipas të cilave kryeson partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Në zgjedhjet presidenciale, në bazë të 93,42% për qind të votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova është zgjedhur në krye të shtetit, pasi udhëheq me 65,01 për qind ose 514.814 vota, ndërsa presidenti aktual nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka grumbulluar 29,30 për qind ose 232.027 vota.

Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, në bazë të 94,02% për qind të votave të numëruara, KSHZ-ja njofton se VMRO-DPMNE-ja udhëheq me 43,17% për qind të votave ose 59 mandate, ndjekur nga LSDM-ja me 15,13% të votave ose 19 mandate, Fronti Evropian me 14,03% për qind të votave ose 18 mandate dhe koalicioni VLEN me 10,93 për qind ose 13 mandate deputeti.

Sot, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet parlamentare së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. /trt

The post Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë grua në Maqedoni të Veriut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA, rritet me 50 për qind numri i vdekjeve nga armët te fëmijët dhe adoleshentët

admin

Erdoğan paralajmëron Suedinë: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO

admin

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE

rezart morina