RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, opozita i bën thirrje qeverisë të njohë shtetin e Pa’lestinës

greqi,-opozita-i-ben-thirrje-qeverise-te-njohe-shtetin-e-pa’lestines

Kreu i partisë kryesore opozitare në Greqi, Aleanca e Majtë Radikale (SYRIZA), Stefanos Kaselakis i bëri thirrje për armëpushim kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis pas sulmit të Izraelit ndaj shkollës së OKB-së në Gaza dhe kërkoi që Greqia të njohë shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetin social X, Kaselakis tha se dhjetëra fëmijë humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj shkollës së OKB-së në Gaza.

Duke kujtuar vizitën e kryeministrit grek, Mitsotakis në Francë me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit të Francës në Normandi, Kaselakis tha: “I bëj thirrje të mbajë një qëndrim të qartë për gjenocidin në Gaza. Ai duhet të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe njohjen e shtetit palestinez. Le të jetë Greqia sot në anën e duhur të historisë”.

Raportohet se të paktën 27 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në një shkollë të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur, në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore e Rripit të Gazës.

Related posts

BE paralajmëron se Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi

rezart morina

Marsejë: Nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse

admin

Europol mbyll tregun ndërkombëtar të drogës – VIDEO

rezart morina