Sot në Greqi është njoftuar se ka rrezik të lartë për zjarre pyjore në ishujt, Samos, Icaria dhe Chios transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, thuhet se institucionet përkatëse në rajonet në fjalë janë udhëzuar që të jenë gati kundër zjarreve të mundshme.
Gjithashtu në deklaratën ku qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes, është kujtuar se djegia e barit të tharë është e ndaluar.
Ministri grek i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, tha dje se personat që u arrestuan për rolin e tyre në zjarret pyjore që shpërthyen në rajonet Vari, Magoula dhe Domokos të vendit ditët e fundit “do të paguajnë çmimin për veprimet e tyre”.