Një avion që merrte pjesë në aksionin për shuarjen e zjarreve është rrëzuar në rajonin grek të Karistos, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti Athinë, transmeton Anadolu.
Sipas mediave greke, avioni i tipit “Canadair CL-215” është rrëzuar në afërsi të fshatit Platanistos të rajonit Karisto, përderisa merrte pjesë në aksionin për shuarjen e zjarreve.
Në avionin në pronësi të Greqisë ndodheshin dy pilotë.
Kanë filluar aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon.