Greqia ka zgjeruar inventarin e saj me qëllim për të arritur aftësitë në rritje të marinës turke, transmeton Anadolu.
Në faqet që japin lajme kryesisht për çështjet ushtarake në Greqi, thuhet se marina greke ka mbetur e dobët përballë marinës turke.
Në lajme raportohet se marina greke më 31 mars 2022 ka nënshkruar marrëveshje me vlerë rreth 112 milionë euro me kompaninë gjermane, për t’u furnizuar me silurë të ngjashëm me silurët modernë që ka marina turke.
“Nëndetësja TCG Pirireis anija e parë e klasit të saj (S-330) do t’i bashkohet marinës turke në një kohë të shpejtë”, thuhet në lajme ku njoftohet se marinës greke e cila do të furnizohet me 44 silurë të klasit të rëndë “SeaHake mod 4” që njihen edhe si “DM2A4”, do t’i dorëzohet grupi i parë i përbërë nga 8 silurë në dhjetor 2023 dhe se synohet që dorëzimi i tyre të përfundojnë deri në fund të vitit 2025.