RTV AHIRETI
Agjërimi

GRUAJA DHE AGJËRIMI VULLNETAR

gruaja-dhe-agjerimi-vullnetar

Nuk i lejohet gruas të agjërojë nafile si gjashtë ditët e Shevalit etj. pa lejen e burrit të saj, duke u mbështetur në hadithin: Nuk i lejohet gruas të agjërojë (agjërim vullnetar) duke qenë burri i saj i pranishëm (në shtëpi apo në vend), pa lejen e tij. Kjo, për shkak se haku ndaj burrit është më i madh se agjërimi vullnetar.

Nëse ka filluar të agjërojë nafile pa lejen e tij dhe ai e urdhëron ta prishë agjërimin, duhet t’i bindet atij.

Nëse burri e lejon të agjërojë e më pas e ndërron vendimin dhe kërkon prej saj ta prishë agjërimin, duhet t’i bindet edhe në këtë rast.

Gruaja që burrin e saj nuk e ka të pranishëm, mund të agjërojë pa lejen e tij.

Ndërsa, për sa i përket kompensimit të ditëve të mbetura, nëse hapësira është e gjerë (d.m.th. ka kohë për t’i kompensuar), nuk lejohet të agjërojë pa lejen e tij, por, nëse nuk ka hapësirë dhe koha është e ngushtë për t’i kompensuar ditët e mbetura nga Ramazani, p.sh., nëse është në muajin Shaban, në dhjetëshin e fundit të tij dhe ajo i ka dhjetë ditë të paagjëruara, në këtë rast agjëron pa marrë leje prej tij.

Dr. Muhamed Salih el-Munexhid

Nga arabishtja: Irfan JAHIU




Related posts

AGJËRIMI VULLNETAR

admin

TË KAPURIT PËR KURAN DHE SUNET

admin

“Kosova afër përmbylljes së 2/3 të rrugëtimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës”

admin