RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupet e ndihmës thonë se Iz’raeli po bllokon 83 për qind të ndihmave ushqimore për të arritur në Ga’za

grupet-e-ndihmes-thone-se-iz’raeli-po-bllokon-83-per-qind-te-ndihmave-ushqimore-per-te-arritur-ne-ga’za

Njerëzit në Gaza hanë mesatarisht vetëm një vakt në ditë pasi ushtria izraelite po bllokon 83 për qind të ndihmës ushqimore të nevojshme për të arritur në enklavën e rrethuar, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët një grup prej 15 organizatash ndihmash.

Sasia e ndihmave të bllokuara nga Izraeli është rritur ndjeshëm nga viti 2023, kur vetëm 34 për qind e ndihmës ushqimore po bllokohej, shtuan organizatat në deklaratë.

Amjad Al Shawa, drejtor i Rrjetit të OJQ-ve Palestineze (PNGO) tha në deklaratë se 100 për qind e popullsisë së Gazës tani është e varur nga ndihma dhe mungesat nënkuptojnë se njerëzit po vdesin nga uria.

“Ne jemi të mbingarkuar [me] këto nevoja dhe [këto] kërkesa urgjente”, tha Al Shawa.

Organizatat e ndihmës që lëshuan deklaratën përfshinin Save the Children, ActionAid, Christian Aid dhe Islamic Relief. /mesazhi

Related posts

“KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin

admin

Dështon seanca e jashtëzakonshme e opozitës, LVV-ja nuk merr pjesë

admin

Tri sfidat Gjermanisë për vitin 2023

admin