RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi Houthi i Jemenit njofton sulme ndaj 2 anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit

grupi-houthi-i-jemenit-njofton-sulme-ndaj-2-anijeve-ne-detin-e-kuq-dhe-gjirin-e-adenit

Grupi jemenas Houthi tha se kanë shënjestruar dy anije në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për shkelje të dyshuar të një ndalimi për hyrjen në portet izraelite përmes korsive ndërkombëtare të transportit detar, transmeton Anadolu.

“Në përgjigje ndaj agresionit amerikan dhe britanik kundër vendit tonë, forcat e armatosura (Houthi) kryen dy operacione ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit duke përdorur disa anije luftarake, raketa balistike dhe lundruese dhe dronë”, tha zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, thuhet në një video-mesazh të enjten.

Ai shtoi se forcat e grupit “vënë në shënjestër cisternën e naftës SOUNION (me flamur grek) në Detin e Kuq, duke e bërë atë të fundoset, dhe anijen (komerciale me flamur të Panamasë) SW North Wind I në Gjirin e Adenit, duke e goditur me saktësi”.

Saree tha se “shënjestrimi i dy anijeve ishte për shkak të shkeljes së ndalimit të hyrjes në portet e Palestinës së pushtuar”, pa specifikuar pronësinë e anijeve.

Të mërkurën, anija MV SOUNION u sulmua me disa predha ndërsa po lundronte në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq, gjë që rezultoi në dështimin e motorit, sipas një deklarate nga Aspides, misioni detar i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq.

Ambasadori britanik në Jemen tha të enjten se anija, me 150.000 tonë naftë, u bllokua në Detin e Kuq pasi pësoi dëme të konsiderueshme.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

Houthit kanë vënë në shënjestër anije mallrash të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Në fillim të këtij viti, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, njoftoi një mision shumëkombësh, operacionin “Prosperity Guardian”, për të kundërshtuar sulmet e Houthive.

Related posts

Kuvendi i kthehet normalitetit, votohen tri marrëveshje ndërkombëtare

admin6

10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, sot niset për trajtim në Suedi

admin

Lirohen autobusët me qytetarë kosovarë të bllokuar në Serbi

RTI